75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / B O

Shënohet viktima e parë nga mutacioni britanik i COVID në Maqedoninë e Veriut

Një person, i infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, duke regjistruar viktimën e parë të variantit të mutuar të virusit.

Viktima kishte rezultuar pozitiv më 4 janar, por nuk mundi ta fitonte betejën me virusin.

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë shënuar tre raste me llojin britanik të virusit Covid.

Mjekët paralajmërojnë se për shkak se transmetohet kaq lehtësisht ndryshe nga mutacionet e tjera, ai me siguri do të bëhet dominues në vend pas disa muajsh, si në shumë vende të tjera të botës.