75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 09 Qershor 2024 / G T

Shënoi 28 gola, Altin Shala shkëlqeu në futbollin kosovar këtë edicion

Një nga futbollistët që premton shumë në të ardhmen në futbollin vendor është padyshim sulmuesi, Altin Shala.

Shala, sulmuesi i gjatë 196 cm, ka shkëlqyer në stinorin e fundit në futbollin vendor, ku u aktivizua tek Behari, me ç’rast kishte statistika të mrekullueshme.

Altin Shala, 21 vjeçari, realizoi 28 gola dhe dhuroi 10 asistime në sezonin 2023/24.

Shpejtësia e tij, teknika me topin, fuqia në ajër dhe qetësia në fushë, karakterizojnë futbollistin në fjalë, i cili me statistikat që kishte sezonin e kaluar, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Padyshim, Shala ka cilësi të mëdha dhe në të ardhmen pritet shumë nga ai, sepse karriera e tij pritet të shkojë vetëm në ngritje, sepse aftësitë e statistikat flasin shumë në të mirë të tij.

Ja pamjet e një prej golave të tij të shumtë: