11:23 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Shënoi dygolësh, por braktis pa arsye fushën, sjella e çuditshme e Julian Draxlerit

Në javën e gjashtë të kampionatit elitar të Katarit, Al Ahli i Julian Draxlerit priti Katar SC, me sfidën që u mbyll me fitoren 4-2 të miqve.

Kjo ndeshje më shumë se për rezultatin përbën lajm për një episod ku protagonist ishte lojtari gjerman.

Draxler u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë, në përpjekje për të përmbysur rezultatin 0-2.

Mirëpo në minutën e 58-të, Al Hilal pësoi golin e tretë, para se Draxler të realizonte dygolësh, duke rihapur sfidën (62’ dhe 66’).

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes dhe pas një pasimi përgjatë vijës anësore, Draxler i ktheu shpinën fushës dhe u drejtua drejt dhomës së zhveshjes, pa dhënë asnjë arsye.

Mbetet për t’u parë nëse ka qenë problem fizik apo jo, por e sigurt është se gjermani është larguar nga loja në mënyrë të çuditshme, pa komunikuar me askënd.