75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / Gj. Sh

Shënoi gol dhe autogol, Gjasula: Ishim më të mirë se Kroacia

Autogol dhe gol për Klaus Gjasulën në Kroaci-Shqipëri 2-2, takimi i dytë i Kombëtares në Euro 2024. Mesfushori foli pas ndeshjes në Hamburg, ku ndër të tjera tha:

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua.

Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund.

Spanja? Normal që do të provojmë”, theksoi 34-vjeçari shqiptar.