75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Shënoi gol kundër Benfica-s, Garcia mbetët te Barcelona/ Fabregas: Eric nuk vjen te Como!

Futbollisti spanjoll, Eric Garcia nuk do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Garcia shënoi gol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benficas, shkruan Indeksonline

Ky gol e ka bërë atë që të vazhdoj tutje në ekipin katalunas edhe pse ishte afër t’i bashkohej Comos së Cesc Fabregasit.

Këtë e konfirmoi vet trajneri spanjoll, i cili tha se Garcia nuk do të transferohet te skuadra nga Serie A.

“Ai nuk do të largohet nga Barcelona, sidomos pas golit të shënuar”, tha Fabregas në konferencë për media.

24-vjeçari ka kontratë me klubin katalunas deri në qershot të vitit 2026./Indeksonline/