Shënoi gol ndaj Slavias, Korenica flet pas ndeshjes

Edhe pse ishte dy herë në epërsi, Ballkani në fund është mposhtur nga Slavia Praha me rezultat 3-2.
Golat për Ballkanin i kanë shënuar Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes foli golashenuesi Meriton Korenica.
Ai tha se skuadra kishte parqitje të mirë por që që vendasit fituan falë disa pakujdesive në mbrojtje.
“Ka qenë një ritëm shumë i lartë, i pësuam golat nga një pakujdesi e jona. Ne luajtëm mirë, i shënuam dy gola, por sido të që jetë ky është futbolli”, deklaroi Korenica pas ndeshjes.