16:43 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Shënoi gol të bukur kundër Realit, pas ndeshjes kërkoi punë si gazetar

Alvaro Romero Morillo i shënoi një gol tejet të bukur Real Madridit mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

nionistas De Salamanca CF dje u përballë me Real Madridin ku u mposhtë me rezultat 3-1, me Romero Morillon që shënoi një gol të bukur.

Pas ndeshjes ai ka thënë se është gazetar dhe po kërkon një gazetë për të punuar.

“Jam gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që do punonjës, jam në dispozicion,” ka thënë pas ndeshjes Romero, futbollisti i cili është i gjatë vetëm 1.45 cm.