75 Mall Live Search
08:16 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Shënoi gol të rëndësishëm, Osimhen tregon pse nuk festoi: Luajtëm dobët dhe e respektoj Spallettin!

Skuadra e Galatasarayt është kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve edhe pse mbrëmë në Torino u mposht 3:2 ndaj Juventusit.

Victor Osimhen shënoi gol për 3:1 në vazhdime, duke ia bërë më të lehtë kualifikimin skuadrës së tij turke, por në momentin e golit – sulmuesi nigerian nuk festoi, shkruan Indeksonline

Kur u pyet nga gazetarët pse ndodhi kjo, ai u përgjigj:

“Pse nuk festova? Nuk kishte nevojë të festoja. Mendoj se është e rëndësishme të respektosh një njeri që e dua dhe që ka pasur një rol të rëndësishëm në karrierën time – pa dyshim që po flas për Luciano Spallettin.

“Gjithashtu luajtëm keq, madje edhe me një lojtar më shumë, kështu që nuk kishte aryse për festë. Pashë gjithë ata njerëz duke duartrokitur Juventusin dhe e respektoj këtë. Megjithatë, jam shumë i lumtur me fitoren dhe kualifikimin tutje”, u shpreh Osimhen

/Indeksonline/