75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / C E

Shënoi hat-trik, Ronaldo vjen me reagim special

Fitorja e Manchester Unitedit sonte ndaj Tottenham Hotspur mban tërësisht firmën e një njeriu, Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dhuroi një performancë spektakolare duke shënuar hat-trik në fitoren 3:2 të “Djajve të Kuq” ndaj Tottenhamit, e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.

Për Ronaldon, ky është një gëzim i dyfishtë, pasi arriti në kuotën e 807 golave, duke u bërë lojtari me më së shumti gola në histori të futbollit.

E pas kësaj performance ka ardhur edhe reagimi nga ylli portugez.

Jashtëzakonisht i lumtur me hat-trikun tim të parë që kur u ktheva në Old Trafford! Asgjë nuk e mposht ndjenjën e rikthimit në fushë dhe të ndihmoj ekipin me gola. Ne kemi dëshmuar edhe një herë se mund të mundim çdo ekip në çdo ditë, për sa kohë që punojmë shumë dhe qëndrojmë së bashku si një. Nuk ka limite për Man. United! Pavarësisht gjithçkaje! Shkojmë, Djaj!”, ishte shkrimi i Ronaldos në rrjetet e tij sociale.