75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shënoi Mbappe, tifozët e St. Etienne ia vënë flakën stadiumit

PSG-ja mbrëmë fitoi 0-4 si mysafir i St. Etiene në ndeshjen e Ligue 1 të Francës.

Në fund të ndeshjes, në minutën e 89-të, Mbappe realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën.

Në atë moment, tifozët vendës ndezën fishekzjarrë në stadium, duke bërë një shfaqje zjarri derisa francezi po shënonte.

Për një moment ndeshja u ndërpre, për të mos rrezikuar lojtarët. /IndeksOnline/