75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

Shënoi në finale të Euros 2024, kështu pritet në vendlindje Mikel Oyarzabali

Kombëtarja e Spanjës u shpall kampione e Evropës, pasi në finale mposhti Anglinë në ndeshjen e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë.

Heroi i kësaj ndeshje ishte sulmuesi, Mikel Oyarzabal, i cili shënoi gol në minutat e fundit për t’ia dhënë fitoren Spanjës, shkruan Indeksonline

Sulmuesi u rikthye në vendlindjen e tij në Spanjë dhe mori një befasi të këndshme nga shokët dhe shoqet e tij.

Në rrugët ku ai është rritur, ishin mbledhur shumë tifozë dhe prisnin Oyarzabalin.

Sigurisht që ky ishte një moment emocionues për futbollistin, i cili shkoi te turma dhe i përqafoi të gjithë./Indeksonline/