Shënoi në minutat e fundit si Maradona, festoi si i “çmendur”… por goli iu anulua nga VAR-i

Kombëtarja e Kamerunit mbrëmë arriti fitore 2:3 në një ndeshje tejet të vështirë ndaj Gambisë, në raundin e tretë të fazës së grupeve të ndeshjeve të AFCON-it.
Në sekondat e fundit, Gambia arriti ta barazonte rezultatin me anë të Muhammed Sanneh, shkruan Indeksonline
Por mbrojtësi 23-vjeçar realizoi me dorë si në stilin e Diego Armando Maradona dhe festoi si i çmendur pasi harroi ekzistimin e sistemit VAR.
Me këtë fitore, Kameruni u kualifikua në raundin tjetër me katër pikë, aq sa ka edhe Guinea në pozitën e tretë.
Kurse Senegali arriti të shkonte nga vendi i parë i Grupit C me 9 pikë./Indeksonline/