75 Mall Live Search
23:24 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

Shënoi një nga golat, Dellova thotë se e jep më të mirën në çdo ndeshje

Kosova shënoi fitore me rezultat 2-1, ndaj Islandës në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve.

Lumbardh Dellova e Elvis Rexhbeçaj, ishin golashenues për ”Dardanët”, shkruan IndeksOnline.

E ish-futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova, pas ndeshjes tha se ai mundohet qq gjithmonë të jep më të mirën nga vetja e tij.

“Mundohem ta japë gjithmonë më të mirën tek Kosova. Siç e dimë të gjithë kemi një trajner shumë të mirë dhe futbollistë të mirë, kemi kualitet dhe cilësi, besojë që mund ta arrijmë këtë gjë”, tha Dellova për RTK./IndeksOnline/