10:28 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shënoi gol, hyri portier, bëri pritjen vendimtare – sulmuesi i Sevillas bëri gjithçka mbrëmë

Mbrëmë skuadra e Sevillas shënoi fitore me Eibarin me rezultat 1:0.

Por, ndodhi një situatë e pazakontë në fushë në minutat e fundit, transmeton Indeksonline.

Portieri i Sevillas, Tomas Vaclik, u lëndua në minutën e 97-të dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Por, Sevilla nuk kishte të drejtë që të bënte më zëvendësime. Prandaj, në portë u detyrua të hynte sulmuesi anësor, Ocampos.

 Ai arriti që përgjatë 4 minutave sa luajti të bënte një pritje vendimtare në fund dhe ta shpëtojë skuadrën e tij nga barazimi.

Po ashtu, Ocampos e shënoi golin në minutën e 56-të. Paraqitja e tij ishte për çdo lavadat./Indeksonline/