75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / G T

Shënon edhe Mbappe, Real Madridi siguron tri pikë në “Bernabeu”

Skuadra e Real Madrid ka shënuar fitore të thellë ndaj Espanyolit 4:1 në ndeshjen e javës së pestë në La Liga.

Mysafirët shënuan golin e parë në këtë ndeshje me anë të Courtois (autogol), shkruan Indeksonline

Por, me këtë gol të shënuar nga mysafirët, vetëm sa e zgjuan nga gjumi “luanin”.

Ekipi i Carlo Ancelotti shënoi gola të shpejt, fillimisht me anë të Dani Carvajal dhe më pas, Rodrygo dhe Vinicius Junior.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Kylian Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë./Indeksonline/

Image