75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 26 Prill 2022 / C E

Shënon gol të rrallë nga korneri për Barcelonën jug-amerikane

Kitu Diaz do të mbahet në mend gjatë në botën e futbollit.

Në fakt, lojtari i Barcelona SC nga Guayaquil në Kolumbi, së fundmi e ka realizuar një gol të rrallë kundër ekipit Montevideo Wanderers në ndeshjen e vlefshme për Copa Sudamericana.

Portieri kishte dalë më shumë se që duhej nga porta dhe kjo e bëri që Diaz të mendonte të gjuajë direkt në portë.

Dhe, goditja e tij zhagaz ishte e saktë dhe e mposhti portierin, duke i befasuar dhe mahnitur të gjithë në stadium.

Gola nga korneri kemi parë edhe në të kaluarën, por gjithmonë në shtyllën e dytë dhe atë me topin lart.

Por, goli i Kitu Diaz në shtyllën e parë, është i jashtëzakonshëm, siç mund ta shihni edhe në video duke KLIKUAR KETU

Sa për informatë, Barcelona jug-amerikane e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4:2.