Sheqeri i kokosit: Çelësi për të pasur një zemër të shëndetshme!
Sheqeri i kokosit (Coconut Palm) është një përbërës i ëmbël, i papërpunuar i cili vjen nga lulet e pemës së kokosit. Është një nga bimët më produktive dhe më të njohura në botë, Coco Nucifera e cila rritet në ishujt dhe në zonat bregdetare tropikale.
Sheqeri i kokosit vjen nga ishulli Java në Indonezi ku shirat e shumtë dhe lagështira e lartë krijojnë një ambjent të pershtatshëm për kultivimin e tij.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara, sheqeri i kokosit është një nga përbërjet e ëmbla me rëndësi jetike në botë, prodhimi i të cilit shkon rreth 75 % më shumë për 1 hektar sesa nga kallami i sheqerit. Pema e kokosit rritet në një lartësi prej rreth 30 metrash dhe jetëgjatësia shkon mesatarisht deri në 80 vjet.
Përfitimet shëndetësore
Sheqeri i kokosit është konsideruar si një nga ëmbëlsuesit më të shëndetshëm për faktin se ka një indeks të ulët të glicemisë(GI). Kur konsumohen karbohidratet (amidoni dhe sheqeri),konvertohen në glukozë dhe pompohen në qarkullimin e gjakut. Indeksi i ulët i glicemisë çliron glukozën më ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme duke u tretur më mirë në organizëm dhe duke kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.
Përmban shumë vitamina si dhe 16 aminoacide duke na dhënë një vlerë ushqyese akoma më të lartë se ëmbëlsuesit e tjerë. Ai gjithashtu përmban 12 nga komplekset kryesore të vitaminës B si dhe ka përmbajtje të lartë të Inositolit i cili është thelbësor për nervat duke qënë se ndihmon në luftën kundër depresionit.
Një nga vlerat kryesore që duhet përmendur është që ai përmban azot, shumë i rëndësishëm për të patur një zemër të shëndetshme, gjë që nuk e përmban sheqeri i bardhë.
Sheqeri i kokosit është më pak i perpunuar se sheqeri i bardhë. Ai mund të përmbajë më shumë lëndë ushqyese megjithëse studimet janë në vazhdim. Përmban antioksidante dhe disa minerale duke perfshirë, zink, hekur, kalcium.
Kanceri, obeziteti, dhe sëmundjet kardiovaskulare lidhen me konsumimin e tepërt të karbohidrateve të rafinuara dhe me indeks të lartë glicemie. Sheqeri i kokosit nuk ka të njëjtin rrezik për këto sëmundje dhe në këtë mënyrë ai siguron një alternativë tjetër me të njëjtat vlera ushqimore me sheqerin e kallamit apo ëmbëlsues të tjerë.
Sheqeri i kokosit ka një shije karamele dhe mund të zëvendësojë shumë mirë sheqerin e kallamit në cdo ëmbëlsirë shumë të dashur prej nesh. Përdoret në ëmbëlsirat e pjekura, për recetat tuaja me cokollatë ose si një alternuese për pijet e ëmbla.