16:16 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sheqeri i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë, rrezikon fëmijët të zhvillojnë diabetin më vonë

Gratë me nivelin e lartë të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa që të kenë fëmijë që e zhvillojnë diabetin më vonë gjatë jetës, ka paralajmëruar studimi i ri.

Foshnjat e lindura nga gratë me diabet gestacion tashmë janë në një rrezik në rritje të defekteve të lindjes, peshës së madhe të lindjes, lindjes së parakohshme dhe sindromit të distresit të frymëmarrjes- dhe nënat përballen me rrezikun e abortit dhe hipertensionit kërcënues për jetën gjatë lindjes.

Por, kërkimet e reja kanë zbuluar edhe një shqetësim tjerr: foshnjat e lindura nga nënat me nivel të moderuar të glukozës në gjak kanë qenë dy herë më shumë të ngjarë të rriten me obezitet dhe në këtë mënyrë të zhvillojnë diabetin e tipit 2./Indeksonline/