22:17 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Sheqeri mund të ndikojë në jetën tuaj seksuale

Shumë prej nesh konsiderojmë se efektet e konsumimit të sheqerit në shëndetin tonë janë afatgjate.

Një efekt i tillë është rritja e rrezikut të diabetit të tipit 2, i cili tani është në përmasa epidemike, pa shenja të ngadalësimit.

Miliona njerëz mund të kenë diabetin e tipit 2, por nuk e dinë se e kanë atë, paralajmërojnë zyrtarët e shëndetësisë.

Megjithatë, pak prej nesh e njohin efektin shkatërrues të diabetit të tipit 2 që përfshinë verbërinë, rritjen e rrezikut të sulmit në zemër dhe probleme me këmbët.

Dhe ajo që vetëm një pjesë e vogël e jona e di është se diabeti i tipit 2 mund të ndikojë seriozisht edhe në jetën tonë seksuale.

Sheqeri dhe përformanca seksuale

Një studim i kryer nga CuraLin Supplement Diabetic në mbi 2 mijë britanik ka gjetur një mungesë të vetëdijes për disa nga pasoja më serioze të diabetit të tipit 2- duke përfshirë efektet në dhomën e gjumit.

80 për qind e njerëzve që u pyetën nuk e dini se ky tip i diabetit mund të çonte në mosfunksionimin e jetës seksuale.

Kjo ndodh për shkak se sheqeri i lartë në gjak shkakton dëmtime në nervat dhe enët e gjakut, duke zvogëluar ndjeshmërinë dhe duke e bërë më të vështirë për një njeri që të dëshiroj të ketë marrëdhënie.

Diabeti i tipit 2 mund të ndikojë edhe në funksionin seksual të grave, sepse dëmtimi që shkakton në enët e gjakut mund të ndikojë në furnizimin me gjak në vagjinë dhe klitoris, duke shkaktuar thatësi dhe ngushtim të reduktuar së bashku me dëmtimin e nervit.

Të dyja mund të ndikojë në ndjeshmërinë që do të thotë kënaqësi e reduktuar dhe vështirësi në arritjen e orgazmës.

Tani, nëse ke probleme në dhomën e gjumit nuk do të thotë që patjetër keni diabet. Por, nëse keni edhe faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mbipesha ose rregullisht të ushqyerit me ushqime me sheqer,  është mirë të vizitoni një mjek për konsultë./Indeksonline/