20:52 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sheraton ia mësyen Hotel Grandit

Zingjiri më i madh i hoteleve në botë, Sheraton ka përpiluar edhe një projekt për Kosovë.

Ky hotel i cili ndodhet në rreth 450 vende të botës, dëshiron ta shtojë në listën e tyre edhe Hotel Grandin.

Marriott Group të cilët njëherish janë edhe pronarë të Sheraton, sot së bashku me HORWATH HTL kanë prezantuar projektin e këtij brendi gjigant rreth Hotel Grand.

Ky prezantim është bërë në zyren e Odes Amerikane në kuadër të ligjit për investime strategjike. Poashtu, ata gjatë ditës janë pritur edhe nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Tregtis dhe Industris Endrit Shala . 

Marriott Group i cili ia mësyn Hotel Grand-it është themeluar gati një shekull më parë në Uashington ndërda njihet si zingjiri më i madh i hoteleve në botë ku janë prezent në mbi 130 vende. 

Ndërsa gjiganti tjetër HORWATH HTL është marka më e madhe për hoteleri në botë, ku si specializantë të kësaj fushe kanë tradië më shumë se 100 vjecare.  

Pas takimit të dy kompanive të mëdha botërorë së bashku me përfaqësues të Odës Amerikane, është mbajtur edhe një konferencë për media për ta njoftuar opinjonin me projektin e tyre që synojnë ta zbarkojnë tashmë edhe në Kosovë.