75 Mall Live Search
23:46 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / BA

Shërbeu disa vite në Shqipëri, ish-ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i jep fund karrierës diplomatike

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë  Yuri Kim i dhënë fund karrierës së saj diplomatike.

Yuri Kim, e cila ka shërbyer në Tiranë në vitet 2019-2023, ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së.

Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi.