Shërbime të reja, metoda të avancuara dhe karrige moderne në stomatologjinë publike
Klinika e Stomatologjisë në QKUK sot është furnizuar me 24 karrige moderne stomatologjike, kontigjentin e dytë pas pak kohësh, të pajisura me instrumente të integruara, të dizajnuara për rehati maksimale për pacientët dhe lehtësi pune për dentistët.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore.
“Një vit më parë, në stomatologji u ofrua shërbimi i sedacionit inhalator, i vetmi në rajon. Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga 2 vjet në vetëm 3 deri në 6 javë!. Çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore”, thuhet në njoftimin e ministrit Vitia.
.