21:19 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / MSH

Shërbimet kirurgjike për fëmijë kryhen me përpikmëri në spitalin “Fati Im”

Kirurgjia e Fëmijëve është fushë e ndjeshme aq sa edhe e bukur, sepse të kryesh intervenime që lehtësojnë jetën e fëmijëve është pjesa e bukur e punës, ndërsa të intervenosh te fëmijët sigurisht se ndjeshmëria e rasteve është e lartë.

Në spitalin “Fati Im” kirurgu i fëmijëve Dr. Ali Aliu, kryen intervenime kirurgjike me sukses të larte dhe përkushtim të madh.

Doktor Aliu tashmë është dëshmuar ndër vite, ai ka qenë pjesë e intervenimeve të ndryshme që kanë rezultuar me sukses të plotë te fëmijët e operuar.

Në vitin 2019 kirurgu Aliu ka qenë pjesë e ekipës mjekësore që ka realizuar një operacion të rrallë te një fëmijë i moshës 2 vjeçare.

Ky operacion është njohur si i dyti që u realizua brenda 20 viteve në QKUK.

Doktor Aliu fëmijët nuk i trajton si pacientë, por si shokë e shoqe me të cilët e ka një qëllim të përbashkët, shërimin dhe trajtimin e plotë.

Faleminderit që na besoni!

SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!