Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë, 24-orë në shërbim të pacientëve

Pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike, tashmë qasjen në QKUK e kanë shumë të lehtë, qoftë si raste emergjente, apo të planifikuara.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se ky shërbim ofrohet me sukses 24-orë nga stafi mjekësor, tashmë edhe me kushte dhe infrastrukturë moderne.
Dr. Shpejtim Shurdhiqi, drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, flet për punën që po bëhet nga stafi shëndetësor.