Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Lubjanë pezullon punën

Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe kufizimeve e masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, Shërbimi konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë do të pezullojë punën me palë nga 1 deri më 11 prill 2021.
“Gjatë orarit të punës, Shërbimi konsullor është i qasshëm përmes telefonit dhe postës elektronike.
Për raste urgjente, dërgo një e-mail me një përshkrim të çështjes dhe një shpjegim të arsyeve për trajtim-shqyrtim urgjent të çështjes konsullore në: embassy.slovenia@rks-gov.net ose na kontaktoni përmes numrit të telefononit: 01 541 541 2 apo 031 465 221 dhe ne do t’ju informojmë për opsionet e mëtejshme”, thuhet në njoftim.