75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 22 Maj 2025 / MSH

Shërbimi Korrektues e “lëshon dorën” në tender, jep 34 mijë euro më shumë se sa çmimi paraprak

Në mars të këtij viti u shpall tenderi për furnizim me impute bujqësore për Njësinë Ekonomike për institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në thirrjen për tenderin 320 mijë eurosh u bë e ditur se imputet bujqësore do të blihen, shkruan IndeksOnline.

Kontrata iu dha dje kompanisë “Semenarna” për 34 mijë euro më shumë se çmimi i ofertuar në tenderin e shpallur.

Kompania nga Lipjani, sipas kontratës së përgatitur, ka ofruar tenderin me çmimin më të ulët, që kap shifrën e 354 mijë e 626 euro e 50 centë.

Në njoftimin për dhënien e kontratës është bërë e ditur se u pranuan dy tenderë operatorët ekonomikë. Te dy tenderët (me çmimin më të ulët dhe më të lartë të ofertuar) janë në vlerë të të njëjtit çmim që është kontraktuar.

Kontrata që do të nënshkruhet nesër do të jetë në kohëzgjatje prej 36 muajsh./IndeksOnline/