75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Shërbimi Korrektues i Kosovës bëhet me Gardë Ceremoniale

Duke u bazuar në autoritetin dhe në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, ka nxjerr vendimim për themelimin e Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të veprojë dhe do të jetë aktive vetëm në raste të caktuara ceremoniale. Kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, të cilët do të janë pjesë e gardës ceremonioale dhe rregullat për funksionimin e gardës, do të përcaktohen me akt të veçantë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë do të jetë i përkushtuar në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne.