Shërbimi Korrektues i Kosovës, në Gjilan, dhuron gjak për nevoja të qytetarëve

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka filluar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, në të cilin vullnetarisht dhuruan gjak oficerë korrektues dhe shërbyes civilë nga kjo qendër.
“Ky aksioni u organizua si rezultat i bashkëpunimit midis SHKK-së dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurim gjakutnëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë./Indeksonline/

