Shërbimi Korrektues i Kosovës nesër prezanton përmes një aktiviteti punën e të burgosurave

Gjatë ditës së nesërme Shërbimi Korrektues i Kosovës do të orgazniojë një aktivitet në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.
Në këtë aktivitet do të shpaloset puna e kreative dhe rehabilituese e të burgosurave.
Sipas njoftimit ky aktivitet do të mbahet duke filluar nga ora 14:30 deri në ora 15:30.
Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./Indeksonline/