Shërbimi Korrektues i Kosovës vlerësohet me çmim nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve
Shërbimi Korrektues i Kosovës është vlerësuar me çmim nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve.
Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale.
Njoftimi:
Sukses historik për Shërbimin Korrektues të Kosovës!
Në Stamboll, në Forumin Ndërkombëtar të Shefave të Shërbimeve, Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin tonë inovativ:
“Rehabilitimi gjithëpërfshirës dhe kujdesi shëndetësor”.
Ky çmim vlerëson përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin tonë për një sistem korrektues më human, më efikas dhe me standarde ndërkombëtare.
Krenarë për ekipin tonë dhe për Kosovën që po njihet në arenën ndërkombëtare për punë dhe rezultate të jashtëzakonshme.

