75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Shërbimi Korrektues jep një sqarim sa i përket veturës zyrtare e mbushur me lakra

Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron opinionin publik lidhur me shkrimin në disa media për keqpërdorimin e veturave zyrtare.

Gjatë ditës së djeshme, vetura që i takon Shërbimit Korrektues të Kosovës, Toyota me targa regjistrimi 3Z-022-05, është fotografuar duke bartur lakra.

Për sqarim, Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të programeve rehabilituese ka edhe agrikulturën ku kultivon perime të ndryshme për nevoja të kuzhinave te institucioneve korrektuese. Vetura në fjalë ka qenë duke bartur lakrat nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë për në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

ShKK kërkon nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të kontaktohen ata për të verifikuar informacionin./Indeksonline/