Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e 100 zyrtarëve korrektues, në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
Përmes një njoftimi zyrtar, SHKK-ja ka ftuar të interesuarit që plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij institucioni, shkruan IndeksOnline.
Afati për aplikim është nga 26 qershori, deri më 25 korrik.
Ky është njoftimi i plotë:
KONKURS PËR 100 ZYRTARË KORREKTUES
Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall konkurs për pranimin e 100 zyrtarëve korrektues në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.
Detajet e konkursit dhe formulari i aplikimit janë të qasshme në linkun më poshtë:
Linku: https://shkk.rks-gov.net/…/Konkursi-per-100-kadet-per…
Aplikacioni: https://shkk.rks-gov.net/…/2024/02/Aplikacioni-SHKK.doc
Afati për aplikim: 26.06.2025 – 25.07.2025
Bëhu pjesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës!