Shërbimi Korrektues suspendon një mbikqyrës pasi një i paraburgosur u arratis

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga detyra ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.
Kjo për shkak se i paraburgosuri me inicialet I.Sh arriti të arratiset, transmeton Indeksonline.
Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi./Indeksonline/