17:45 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shërbimi Korrektues suspendon zyrtarin që e arrestoi Inspektorati Policor i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet F.H ishte përfshirë në rrahje dhe i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje, ka pezulluar nga marrëdhënia e punës zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurë disiplinore. 

  ​

Ndërkohë që dje Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar dje se hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot tre të dyshuar (një zyrtar policor, një zyrtar të shërbimit korrektues dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor ”në bashkëkryerje.

Të tre këta persona dyshohet se  kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor duke ju referuar një incidenti që kishte ndodhur më 5 tetor 2020 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.