75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 23 Shtator 2025 / S Z

Shërbimi sekret amerikan pamundëson bllokadën e telekomunikacionit në New York

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në New York konkretisht në Manhattan, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në të cilin po marrin pjesë afro 150 udhëheqës botërorë.

Atje, Shërbimi Sekret amerikan në heshtje e ka çmontuar një rrjet masiv të fshehur, që do të mund të kishte ndaluar dhe paralizuar krejt telekomunikacionin në zonën e New Yorkut, duke pasur mundësi të krijonte kaos total.

300 servera me mbi 1 mijë SIM kartela të grupuara në një zonë në mbi 30 kilometrash, ishte një kërcënim goxha serioz dhe për zonën ku gjendet selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan AP transmeton Klankosova.tv.

Sipas hetuesve, ky sistem mund të kishte bllokuar shërbimin celular në një qytet që mbështetet në të jo vetëm për jetën e përditshme, por edhe për reagimin ndaj emergjencave dhe kundërterrorizmin.

Ndërsa udhëheqësit e huaj mbushën hotelet në qendër të qytetit dhe autokolonat mbushën Manhattanin, zyrtarët thonë se rrëzimi nxjerr në pah një kufi të ri rreziku: komplote që synojnë infrastrukturën e padukshme që mban të lidhur një qytet modern.