75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Shërbimi sekret turk zbarkoi në Tiranë, Çelik u dërgua me ‘Air Albania’

Njësoj si në Kosovë, Shërbimi Informativ Kombëtar Turk (MIT) u përfshi në procesin e deportimit të një ‘gylenisti’ nga Shqipëria.

Harun Çelik, 45-vjeçar, pasi kishte përfunduar dënimin me burg prej 5 muajsh pasi ishte futur ilegalisht në Shqipëri, u lirua dhe me urgjencë është deportuar për në Turqi përmes aeroportit të Rinasit.

Siç shkruan mediumi i afërt me Erdoganin, ‘Anadoly Agency’ “Harun Çelik është dërguar në Turqi nga Shqipëria përmes një operacioni të Shërbimit Informativ Kombëtar Turk (MIT)”.

Inteligjenca turke ishte përfshirë edhe në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova gjatë fillimit të 2018-ës.

Pas këtij skandali u shkarkua kreu i Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Kurse gazeta turke, Hurriyet shkruan se Çelik u soll në Stamboll në bordin e Air Albania.

Teksa po dërgohej në aeroportin e Rinasit, miqtë e tij e ndoqën nga pas makinën dhe i thërrisnin: Harun, bëj sikur të ka rënë të fikët.