Shërbimit Korrektues të Kosovës i dhuron 18 kontejnerë FSK-së

Në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë ditës së sotme u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Memorandumin e nënshkruan sekretarja e përgjithshme e MM-së, Rozafa Ukimeraj dhe zv.drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani.
Siç njofton komunikata nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë midis Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si edhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke midis dy institucioneve.
Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK-ja, për FSK-në.