75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 29 Tetor 2024 / Z S

Shërbimit Urgjent në Prizren i shtohen dy autoambulanca të reja

Shërbimit Urgjent në Prizren i janë shtuar dy autoambulanca të reja.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Shaqir Totaj me anë të një postimi në Facebook.

‘’Drejtoria e Shëndetësisë furnizoi sot Shërbimin Urgjent të Prizrenit me dy autoambulanca të reja, të cilat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore për përgjigje të shpejtë dhe efikase në rastet emergjente’’, ka shkruar Totaj.

Më tutje Totaj ka thënë se këto autoambulanca dhe kujdesi mjekësor cilësor në kohë e ngrit edhe më shumë nivelin e sigurisë shëndetësore për të gjithë banorët e rajonit tonë./Indeksonline/