Shërbyesit Civil të Komunës së Prishtinës në grevë të përgjithshme
Pas mbajtjes së grevës një orëshe, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme-tërë ditore.
Përmes një njoftimi për media, shërbyesit civil thonë se ky vendim vije pasi nuk ka pasur reflektim të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara.
Ata kanë paralajmëruar grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre legjitime.
“Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, ne lidhje me kërkesën e parashtruar qe shërbyesit civil te Komunës se Prishtinës t’ju ngritët koeficienti për 40-për qind me shume se koeficienti baze qe është propozuar ne Draft Projektligjin per Paga. Kjo kërkesë është parashtruar edhe mbi bazën qe Prishtina ka statusin e veçantë juridik te kryeqytetit dhe shërbyesit civil te Komunës se Prishtinës kanë vëllim dhe nderlikushmeri me te madhe te punës se sa komunat e tjera.
Andaj, pas realizimt të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës. Me respekt, Këshilli Grevist”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/