75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Shërbyesit civilë të Komunës së Podujevës në grevë, qytetarët nuk mund të marrin shërbimet

Punëtorët e shërbimit civilë të Kosovës kanë filluar grevën njëorëshe.

Kështu, edhe shërbyesit civilë të Komunës së Podujevës kanë filluar grevën në ora 10, transmeton Indeksonline.


Gjatë kësaj kohe, qytetarët nuk mund po mundin të marrin shërbime për shkak të grevës.

Siç shihet në këto fotografi të Indeksonline ata po kthehen prapa për shkak të mosmarrjes së shërbimeve të ndryshme administrative.

Kujtojmë se kërkesat e sindikatave të shërbimit civilë janë nivelizimi i pagave dhe njohjen e përvojës së punës se viteve 1990-99.

“Pas një analize të gjithë anshme të situatës së krijuar, mosvullnetit politik të bartësve të institucioneve që tu përgjigjen dy kërkesave themelore të Shërbysve Civil të Kosovës, përkundër vullnetit dhe dëshirës së tyre nxorën një vendim për aplikimin e masës me të lehtë sindikale, grevë paralajmëruese një orëshë brenda sektorit të punës duke filluar nga”, thuhet në njoftimin e sindikatave të shërbimit civil./Indeksonline/