Sheriffi e ka lënë me “trauma” Realin, e mposht edhe Espanyoli

Real Madrid nuk e ka kaluar lehtë humbjen turpëruese nga Sheriff Tiraspoli në Ligën e Kampionëve.
Mbretërit janë mposhtur edhe nga Espanyoli me rezultat 2-1, kësaj radhe në kuadër të javës së tetë të La Ligës.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 17-të me golin e De Tomas, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Vidal në minutën e 60-të të ndeshjes.
Golin e vetëm për Realin e shënoi sulmuesi Karim Benzema në minutën e 71-të.
Edhe për kundër humbjes, Reali mbetet në vendin e parë me 17 pikë aq sa ka edhe Atletico Madridi. /IndeksOnline/
ESPANYOL PULL OFF THE UPSET OVER REAL MADRID! pic.twitter.com/tTcnlsmCSY
— ESPN FC (@ESPNFC) October 3, 2021