Sherifi: Edhe Lotarinë e Kosovës do ta kisha mbyllë
Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka thënë se me mbylljen e lojërave të fatit nuk është duke u zgjidhë problemi pasi që në këtë mënyrë ata që janë të varur do të detyrohen të zhvendosen në ndonjë vend tjetër.
Sherifi ka thënë se po të pyetej ai, do të mbyllej edhe Lotaria e Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Unë nuk besoj që në kuadër të lojërave të fatit ka një llotari që është mshelë. Me më vet mu edhe Lotarinë e Kosovës e kisha mshelë, mirëpo ashtu ka vendos Qeveria, ta kursejë kësaj radhe. Kazinot kanë shkaktu varësi të madhe, është shqetësuese. Nuk mendoj se jemi duke e zgjidhë problemin e lojërave të fatit vetëm jemi tu i detyru të zhvendosen. Ne duhet të fillojmë një fushatë, të fillojmë të merremi me këtë kategori të njerëzve, keni parasysh na pret një punë e madhe”, ka thënë Sherifi. /Indeksonline/