21:20 / E Premte, 05 Qershor 2020

Sherifi jep një model në politikë: S’kam pranuar post qeveritar për t’iu dhënë hapësire të rinjve

Ish-shefi i Grupit Parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë post qeveritar.

Sherifi ka thënë se në momentin kur është rrëzuar qeveria Kurti, ai brenda partisë ka thënë se nëse NISMA bëhet pjëse e qeverisë së re, përfaqësuesit duhet të jenë kuadro të rinj.Kjo për shkak që sipas Sherifit, duhet të kalojë koha që të rinjtë të mbledhin vota për partitë, kurse përfaqësimi të bëhet nga të moçmit.

Postimi i plotë:

Po shfrytëzoj rastin të sqaroj anëtarët, simpatizantët, votuesit e NISMËS Socialdemokrate dhe opinionin e gjerë publik me sa vijon:

Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit.

Qëndrimi im lidhet me pikëpamjet që kam rreth kuadrove që duhet ta përfaqësojnë forcën tonë politike. Jam ithtar i hapjes së mundësive për kuadrot e reja profesionale, të atyre që janë ballafaquar me përditshmërinë e nevojave që kanë qytetarët tonë, sepse në këtë mënyrë do të hiqet logjika që kuadrot e reja duhet të vrapojnë për mbledhjen e votave, kurse përfaqësimin ta bëjnë “kuadrot e moçme”.

Mendoj se është koha që kuadrot themeluese të partisë të shfrytëzojnë përvojën e tyre që të forcojnë NISMËN Socialdemokrate dhe kam bindjen e plotë se hapja rrugë për kuadrot e reja do të nxjerr në shesh kualitetet që kemi në mesin tonë. Në të kundërtën, do të shpërfaqim logjikën e ndrydhjes së kualiteteve të reja dhe do të binim në kundërshtim të plotë me frymën socialdemokrate.

Mos i humb