14:15 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Sherifi konfirmohet trajner i Gjilanit deri në fund të sezonit vjeshtor

Sallah Sherifi, do të jetë trajner i përkohëshëm i Gjilanit deri në përfundim të sezonit vjeshtor.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen drejtori i klubit, Sevdail Robelli.

Sherifi, do të zëvendësojë trajnerin Gentian Mezani që dha dorëheqjen, pas humbjes 2-0 nga Drita.

“Nuk e kemi në plan të ngutemi. Sallahi e dëshmoi veten që mund ta udhëheqë skuadrën dhe deri në përfundim të edicionit vjeshtor ai do të jetë trajner. Pastaj do të ulëmi të flasim me kryesinë e klubit”, deklaroi Robelli.

Sherifi e udhëhoqi Gjilanin me sukses  në 4 ndeshje, duke arritur 4 fitore, në një periudhë ku trajneri Gentian Mezani ishte larg klubit për shkaqe familjare.