23:59 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sherifi: Mbetet të shihet se çka tjetër përpos ‘informatës’ Thaçi i ka ofruar Mustafës

Bilall Sherifi, shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, ka komentuar takimin e sotëm në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.  Takim ky që u bë në orët e vona, në shtëpinë e Mustafës me kërkesë të presidentit të vendit.

Derisa në sqarimin e LDK-së u tha se presidenti e njoftoi Mustafën për takimin e sotëm që kishte me dy zyrtarët e lartë amerikanë, Sherifi thotë se kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ky është statusi i tij i plotë:

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës.