21:12 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sherifi thotë se LDK e VV ia huqën më kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se të gjithë ndërkombëtarët u kanë thënë se vonesa për votimin e demarkacionit ka shtyrë liberalizimin e vizave.

Ai ka akuzuar LDK-në se për ta më me rëndësi ishte mbajtja e pushtetit me PDK-në se sa vizat, raporton Indeksonline.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Sherifit:

Sikur sot të ishte thirr seancë për të distkuaur pse vizat nuk u liberalizuan në 2017-tëm do ta kuptoja kërkesën e kolegëve nga LDK-ja për këtë debat dhe të gjitha akuzat fajësimet që do ti drejtoheshin së paku pjesës së tashme që qeverisë, do ta kuptoja sepse është e vërtetë që kemi qenë në pozicione në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të atëhershme.

Mirëpo seanca është thirr pse ka gjasë që këtë vit mos të ketë liberalizim, por në mot.

Hahn në të njëjtën kohë ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet, e do ta kuptoja qasjen e opozitës nëse Hahn do të thoshte se kushtet nuk janë plotësuar.

Unë do ti referohem pak fjalës së Dardan Sejdiut, bash të gjithëve që kemi pas takime me ta, me të huajt, na kanë thënë ju e meritoni liberalizimin dhe i keni plotësuar të gjitha kushtet, por jeni vonuar me çështjen e demarkacionit.

Sikur ta votonit më herët demarkacionin, vizat do të liberalizoheshin në 2018-tën dhe nuk do ta kishim shqetësim punën e zgjedhjeve.

Për ju ka qenë më me rëndësi mbajtja e pushtetit me PDK-në se sa liberalizimi i vizave.

Po ndalem pak te rezoluta ku thuhet se pas dështimeve të njëpasnjëshme të koalicionit qeverisës që filluan me liberalizim të vizave, kryeministri me partnerët e koalicionit po e fajëson BE-në për viza. A po e fajësojmë ne apo po e fajësoni ju vonesën për liberalizim?

Paragrafi i parë është i pasaktë në këtë rast. /Indeksonline/