75 Mall Live Search
21:28 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Z S

Sherifi: Nëse nuk i qëndron marrëveshjes me Limajn ka telashe me 4 mandate

Bilall Sherifi nga NISMA, ka komentuar deklaratat e Kurtit, ku i quajti ‘nomadë’ deputetët e opozitës.

Ai tha se ‘Kurti është ngucakeq’.

“Populli e ka një shprehje të mirë që e përshkrun këtë situatë, Zoti Kurti është ngucakeq, smunet me nejt pa u nguc. Atë deklaratën që e ka pas thënë në fillim, mendoj që nuk ka qenë aksidentale, por ai e ka pas bindjen që përmes diasporës do ta mbyll lojën”, tha Sherifi.

Tutje, ai tha se nëse Kurti nuk e mban marrëveshjen me Fatmir Limajn, atëherë do të duhet të gjej edhe 4 mandate tjera.

“Kjo e tashmja më shumë reflekton nervozën që ka për shkak të pamundësisë për të gjetë edhe një deputet. Nesë e mban marrëveshjen me Limajn, ta zgjedh kryetar të Kuvendit, atëherë janë 60 mandate, pra i nevojitet edhe një për të ecur përpara. Nëse nuk i qëndron në parim kësaj marrëveshje, atëherë ka telashe me 4 mandate”, tha ai në Presing.

Sherifi foli edhe për takimin që pati Limaj me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se ishte takim konstruktiv.

Ai tha se nuk mund të japë më shumë detaje, por shton se ka pasur biseda interesante mes të dyve./Indeksonline/