117 persona janë shëruar nga COVID-19

117 persona janë shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë kontrolluar 117 pacientë të derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithnjë 11.150 rast, kurse numri i rasteve aktive është 2.760”, thuhet në njoftim.