15:08 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shërohen 134 persona nga koronavirus, Prishtina me numrin më të madh të të infektuar edhe sot

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

Ndërsa, edhe sot kryeqyteti mban primatin nga numri i të infektuarve me koronavirus.

Ndonëse, ka rënë numri i të infektuarve në 45 sosh, prapë mbetet komuna e parë në listë me numrin më të madh të të prekurve.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj./IndeksOnline/