Shërohen 22 persona të prekur nga Covid-19, gjithsej 713 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në vend.
Ndërsa sot janë shëruar 22 të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq./IndeksOnline/